Komuna e Ohrit ka vendosur të mos pranojë turistë të huaj për shkak të përhapjes së coronavirusit.
Me urdhër të kryetarit Konstantin Georgieski, nga sot ndërtesa e komunës do të jetë e mbyllur për klientët. Të gjitha shërbimet kompetente do të punojnë normalisht, ndërsa qytetarët të cilët kanë ndonjë nevojë për shërbime komunale do të mund të kontaktojnë linjat aktive telefonike dhe adresat e postës elektronike të departamenteve të komunës, të cilat janë në dispozicion në uebfaqen e komunës.
Një sportel do të jetë në dispozicion për qytetarët në arkivin komunal ku ata mund të drejtohen me shkrim. Masa do të jetë e vlefshme derisa situata me virusin të stabilizohet.
Ohri, Kavadari, Negotina, Prilepi janë qytetet ku virusi po merr hov. Numri i rasteve aktive me coronavirus në Ohër deri dje ishte 417./Telegrafi/
Përfshihet nga zjarri një furrë në Rahovec
“Çike Çike” – Bebe Rexha publikon klipin me vargje në shqip
Sekretarja e Guxo-s: Vjosa Osmani është emër i pranueshëm pë...
Mashtrimi me pronë në Veternik, të arrestuarit janë serbë
SHBA/ Ish-sekretari i Thesarit, Larry Summers dorëhiqet si l...
Çitaku: Sa të ketë tokë e qiell Kosova do të ketë Presidentë...