Drejtoria për mbrojtje të trashëgimi kulturore e ka ndaluar ndërtimin e minares 32 metërshe të xhamisë Ali Pasha në Ohër.
Inspektorati për mbikëqyrje i cili të premten ka dal në teren të njëjtët kanë vërtetuar një sërë parregullsish nga miratimi konservator me çka është gjobitur investitori.
Për këto parregullsi me vite kanë reaguar aktivistët e “Sovest” të cilët për sot mbas dite kanë paralajmëruar protestë, të cilin më pas e shtynë sepse kishin lënë takim paraprak me kryeministrin Zaev.
Në ndërkohë ministri për transport dhe lidhje, Goran Sugarevski ka përkrahur institucionet që të veprojnë në përputhje me ligjin dhe në përputhje me kompetencat.
Beteja për vërtetuar se ndërtimi i minares së xhamisë në Ohër është i paligjshëm “Sovest” po lufton tashmë tre vjet, si do të zhvillohen punimet në të ardhmen do të vendoset pas takimit të përbashkët me kryeministrin Zaev./Alsat/
Qeveria në detyrë voton pro zbatimit të vendimeve të CEFTA-s
Gjykata rrëzon aktakuzën ndaj Faton Klinakut për kanosjen e ...
Kurti: Kosova ka qenë përherë e përkushtuar ndaj integrimit ...
Busti i Adem Jasharit inaugurohet në Hamil të Fierit
BE bie dakord për kredi 90 miliardë euro për Ukrainën
Barcelona e vendosur për ta mbajtur Rashford-in