Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thotë që kryeministri Zoran Zaev kërkon arsye për të shtyrë zgjedhjet e planifikuara për më 12 prill.
Nga OBRM-PDUKM thonë që për tre vjet LSDM dhe Zoran Zaevi kanë bërë plaçkitje t ëpaparë të shtetit dhe qytetarëve.
“I shitën interesat shtetërore dhe kombëtare, ndërsa qeverisja e tyre shoqërohet me skandale, zhvatje, afera, krim dhe korrupsion. Për shkak kësaj, të vetëdijshëm për humbjen, por edhe fundin e karrierës politike, Zaevi kërkon alibi me të cilën dëshiron t’i shtyjë zgjedhjet dhe do të ikë nga ballafaqimi me popullin”, thonë nga opozita maqedonase.
Ata shtojnë se Zaevi dhe LSDM do të përfundojnë në anën e errët të historisë./Telegrafi/
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...