Nga OBRM-PDUKM thonë se personat që humbin jetën nga coronavirusi janë prindër, vëllezër, motra, mik e fqinj dhe këto viktima nuk janë vetëm numra.
“Përderisa Zaev planifikon ta zbusë disfatën, duke bërë llogarisje me data, qytetarët po infektohen. Dje në Maqedoni kishte tre të vdekur dhe 20 raste me coronavirus. Maqedonia është një nga vendet në rajon që më së pakti teston qytetarët e vet, dhe me të drejtë ka frikë se numri i të infektuarve është shumë më i madh”, shprehen nga OBRM-PDUKM, njofton telegrafi maqedoni.
Sipas kësaj partie, ky është rezultat i menaxhmentit të keq me krizën shëndetësore në shtet.
“OBRM-PDUKM, ekspertët dhe opinioni bënin apel një kohë të gjatë të bëhet skrining masiv, për shkak se kemi pasqyrë epidemiologjike në bazë të së cilës mund të sjellen vendime të duhura dhe strategjik në luftën kundër infektimit”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Të shtëna në Kentucky State University: Vritet studenti, i d...
62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zhduket një 16-vjeçare, në Hajvali
Travel and Tour World: Turistët e huaj zgjedhin Parkun Kombë...
Mblidhet KQZ-ja, pritet certifikimi i kandidatëve dhe listës...
Capello për penalltinë e Liverpoolit: Ishte skandaloze, simu...