Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media e vlerëson si shuplakë për Zoran Zaevin dhe Oliver Spasovsin, vendimin e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, për hapjen e kufijve të Shqipërisë vetëm për shqiptarët e rajonit.
“Vendimi i Edi Ramës për hapjen e kufijve vetëm për një pjesë të qytetarëve të cilët janë me prejardhje shqiptare është edhe një shuplakë për qeverinë e Spasovskit dhe Zaevit dhe mossukses i madh për njeriun e parë të diplomacisë Dimitrov. Kjo është humbje e re e qeverisë së Zaevit sepse vendimi është diskriminues dhe fyes”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Sipas tyre, për vetëm disa muaj qeveria e Zaevit ka hyrë në mosdurim dhe krijon probleme me të gjithë fqinjët.
“Përveç marrëveshjes me Greqinë, ndodhi bllokada e integrimeve nga Bullgaria. Pendarovski mori shuplakë të nxehtë nga Beogradi për shkak të përzierjes në punët e brendshme dhe negociatat mes Prishtinës dhe Beogradi dhe ja tani humbje e re edhe nga Shqipëria”.
“Për disa muaj disa humbje dhe çështje të hapura me fqinjët është rezultati i paaftësisë së Zaevit dhe qeverisë në largim”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...