Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, e ka akuzuar Qeverinë për keqmenaxhim të pandemisë.
Nga kjo parti akuzojnë ministren e Arsimit Milla Carovska për mungesë të mjeteve për nxënësit gjatë pandemisë. Gjithashtu thonë se ministri Venko Filipçe nuk ka arritur të përgatis sistemin shëndetësorë në asnjë prej valëve të pandemisë.
“Milla Carovska ka dështuar tërësisht në organizimin e procesit të mësimit. Nuk ka libra për të gjithë, ndërsa ato libra që janë shpërndarë janë të dëmtuar. Në shkolla nuk ka pajisje për dezinfektim, fëmijët detyrohen të marrin nga shtëpia”.
“Ka dështuar edhe kreu i komunës së Shkupit, Petre Shilegov, autobusët janë të stërmbushur. Venko Filipçe nuk ka arritur të organizojë sistemin shëndetësorë në asnjë nga tre valët e mëparshme, por edhe n[ valën e katërt”, thuhet mes tjerash në komunikatën e OBRM-PDUKM-së.
Kaos në Kuvendin e Shqipërisë, opozita bllokon foltoren, ndë...
Miratohen shtatë marrëveshjet ndërkombëtare
Të rinjtë shqiptarë më larg alkoolit, por më pranë kokainës
Kurti godet Osmanin: Vullneti i popullit nuk anulohet me dek...
Prishtina feston Ditën Botërore të Librit për Fëmijë me akti...
Irani: Ngushtica e Hormuzit e hapur vetëm për anijet që nuk ...