OBRM-PDUKM-ja thotë se Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe zv. kryeministri i Parë, Artan Grubi, kanë dakorduar dhe kanë nënshkruar marrëveshje me kompaninë “Bechtel dhe Enka” ku parashihen kushte kurse për realizimin e tyre asnjëri prej tyre nuk ka mandat.
“Sipas dokumenteve që dolën në opinion, Qeveria duhet të paguajë 53 milion euro si penalitete për pamundësimin e 60 orëve punë gjatë javës, në afat prej 45 ditëve nga nënshkrimi I marrëveshjes Qeveri Bechtel & Enka.
Në mënyrë plotësuese, Qeveria duhet të paguajë për çdo muaj mbi 2.1 milion euro më shumë në emër të penaliteteve, derisa zgjat ndërtimi.
Ky dëm mund të ndodh dhe kap vlerën e 200 milion eurove. Shtrohet pyetja logjike, përse hesht PTHP-ja, edhe pse Qeveria pranoi dhe dokumentet dolën në opinion me indikacione për dëme milionëshe për vendin. A duhet të derdhen miliona që PTHP të nis të veprojë?”, tha Eli Panova, deputete e OBRM-PDUKM-së.
Trump shpall armëpushimin midis Izraelit dhe Iranit
Katari rihap hapësirën ajrore pas sulmeve të Iranit
Ushtria izraelite lëshon paralajmërim të ri për evakuim nga ...
Mustafa: Blloku A3 sot ka dalë jashtë funksionit, me gjasë r...
Barcelona po përgatitë largimin e Ronald Araujos – tre emra ...
Macron thirrje pas sulmeve në Katar: Spiralja e kaosit duhet...