Partia maqedonase opozitare OBRM-PDUKM premton se me ardhjen e tyre në pushtet do të zbatojë masa për të mirën e qytetarëve.
“Qytetarët e Republikës së Maqedonisë meritojnë projekte që do të thotë vendosje të standardeve evropianë sa i përket pavarësisë dhe efikasitet energjetik dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor”, thon në nga OBRM-PDUKM. njofton Telegrafi Maqedoni.
Nga kjo parti thonë se për këtë qëllim duhet një ministre e re edhe atë Ministria për Energjetikë dhe që do të përqendrohet në problematikën e energjetikës si qëllim strategjik për zhvillimin e vendit.
“Kjo s’do të thotë se OBRM-PDUKM do ta rrisë burokracinë, përkundrazi do të zvogëlojë burokracinë, do ta ulë numrin e ministrive që deri tani u dëshmua se janë të panevojshme dhe jofunksionale”, shprehen nga kjo parti.
Sipas tyre, ministria e re do të jetë kyçe për zhvillimin e këtij sektori strategjik në Maqedoni.
Habermas mbështeti bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë
Trumpi thotë se SHBA-ja do ta hapë Ngushticën e Hormuzit me ...
Rihapet pikëkalimi kufitar në Jarinjë
Ambasada e Kosovës në Abu Dhabi kërkon nga qytetarët të njof...
Ligji për të Huajt, Rama bën apel për avancimin e Kosovës në...
Vuçiq mirëpret lehtësirat për serbët në Kosovë në kuadër të ...