Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Naum Stoilkovski nëpërmjet një konference për shtyp para deponisë Drislla, tha se në Drislla tha se digjen jo vetëm mbeturinat e Shkupit, por të gjithë rajonit më gjerë, nga Tetova dhe Gostivari.
“Petre Shilegov dhe Zoran Zaev deklaronin se do ta zgjidhin problemin me Drisllën, për dy vite Shilegov është kryetar bashkie dhe problemi nuk është zgjidhur. Drislla vazhdon ta ndot Shkupin”, tha Stoikovski, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ai shtoi se Zaev për tre vite nuk e ka zgjidhur problemin e Drisllës ndërsa shkupjanët vazhdojnë të thithin ajër të papastër.
“Për Zaev dhe Shilegov biznesi është para shëndetit të qytetarëve”, tha mes tjerash Stoikovski duke akuzuar se pushteti vendos përftimet e oligarkëve para shëndetit të qytetarëve
Tesla gati të nisë prodhimin e çipave me Al, njofton Musk
Kate Middleton mahnit me elegancën e viteve ’80 dhe me diama...
Zbulim shqetësues për ilaçet për dobësim – studimi paralajmë...
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin