Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se me LSDM në pushtet për çdo ditë mbushen spitalet si pasojë e ajrit të ndotur.
“Sipas të dhënave të Organizatës Shëndetësore Botërore, më shumë se tre mijë qytetarë të Maqedonisë në vjet humbin jetën për shkak të ajrit të ndotur. Në vend të masave reale, për Makradulin dhe LSDM-në fajtorë janë instrumentet matësi. Makraduli dhe SLDM përpiqen t’i gënjejnë qytetarët se instrumentet matëse janë fajtorë që Shkupi dhe Nju Delhi janë në mesin e qyteteve më të ndotura në botë”, shprehen nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas tyre, spitalet janë të mbushura për shkak të paaftësisë së qeverisë me të sëmurë kronikë, të moshuar dhe fëmijë, të cilët për shkak të ajrit të ndotur kanë probleme me shëndetin.
“Kaluan tre vite nga ku për çdo vit rritej buxheti shtetëror, vite ku qeveria e Zaev nuk ofroi asnjë zgjidhje për problemin e ajrit të ndotur, përkundrazi prej viti në vit cilësia e ajrit është më e keqe”, shprehen nga OBRM-PDUKM.
Ata shtojnë se Shkupi vazhdimisht gjendet në listën e qyteteve më të ndotura në botë dhe kësaj liste iu bashkëngjitën disa qytete të Maqedonisë.
Gërvalla: Kadare i dha Kosovës zë botëror
Begaj viziton Shtëpinë Muze të Kadaresë në 90-vjetorin e lin...
Rreth 60 persona intervistohen në Policinë e Gjakovës për ma...
Vetëvendosje dorëzon në polici kërkesë për hetim të kontratë...
Ish-presidenti i FIFA-s, Blatter, bën thirrje për bojkotimin...
Policia në Gjakovë arreston dy persona të dënuar, ishin në a...