Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM e ka akuzuar sërish Qeverinë dhe Komisionin për Sëmundje Infektive për gjendjen me coronavirusin.
Nga kjo parti thonë se numri i djeshëm prej 641 të infektuarve të rinj është faj i Komisionit, që sipas tyre duhet të zëvendësohet me anëtarë të rinj.
“Qeveria dhe Komisioni për Sëmundjet Infektive nuk kanë besueshmëri dhe nuk mund të përballen me krizën. Çdo i katërti i testuar në Maqedoni është i sëmurë me COVID-19. Numri i djeshëm i 641 pacientëve të rinj është provë se asgjë që qeveria ka bërë nuk ka ndonjë efekt. Çdo ditë është një kulm i ri”, thonë nga ORRM-PDUKM.
Ata shtojnë se LSDM-ja nuk ka kapacitet të jetë në funksion të qytetarëve.
“Drejtësi, jo politikë”, protestë paqësore, më 17 shkurt në ...
Donald Trump arrin në Davos
Kamioni doli nga rruga dhe ra në greminë, shtetasi i Kosovës...
Sllamniku rrezikon 30 ditë paraburgim, dorëzohet kërkesa në ...
Osmani: Kontributi i Kosovës në Bordin e Paqes do të jetë do...
Qeveria miraton aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes