Nëpërmjet një njoftimi OBRM-PDUKM akuzon se në mënyrë artificiale shfaqet se epidemia është nën kontroll.
E gjithë kjo, sipas partisë opozitare maqedonase, bëhet që të shkohet në zgjedhje të parakohshme kuvendare, njofton Telegrafi Maqedoni.
OBRM-PUDKM akuzon se shteti është rekordere për nga numri i vdekjeve në rajon, dhe në fund sa i përket numrit të testimeve për coronavirus.
“Në këtë gjendje, LSDM dhe Zaev jan të gatshëm të shkojnë në zgjedhje me çdo kusht, me çmimin e jetës së qytetarëve, për shkak se mendojnë se mund të shpëtojnë. Gënjehen. Maqedonia së pari do ta fitojë epideminë, dhe më pas do t’i mposhtë politikat e papërgjegjshme dhe të gabuara të Zaevit. OBRM-PDUKM është ndryshe nga LSDM. Me LSDM-në dhe Zaevin kemi regjim regjim hibrid, paaftësi, kriminalitet dhe varfëri”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së.
Vaksinimi kundër HPV-së në Kosovë po vazhdon me rezultate po...
Cristiano Jr. u zemërua për shkak zëvendësimit, ndëshkohet n...
“Kroacia, Shqipëria dhe Kosova nuk e kërcënojnë integritetin...
Kurti tregon se cilat dokumente të strukturave paralele serb...
Hoti: Inflacioni është rritur edhe në muajin e fundit, po i ...
Shefi i OSBE-së në Kosovë përgëzon Kurti për Ligjin për të H...