Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se kontrolli i Zaevit ndaj gjyqësisë dhe prokurorisë i amnistoi kriminelët e vërtetë në Maqedoni.
Sipas kësaj partie, me mbylljen e hetimeve për rastin “Haraçi”, Ruskoska ka konfirmuar se është një piun i zakonshëm dhe punon nën diktatin e Zoran Zaevit.
“Mbyllja e hetimit joprofesional pas pesë muajve cirk publik të cilin e ndiqte i tërë opinioni është dëshmi më e madhe se Ruskovska pati një qëllim të vetëm, t’i mbulojë urdhërdhënësit dhe zhvatësit e vërtetë”.
“Të gjithë e dinë se Boki 13 dhe Katica Janeva nuk zhvatën të vetëm dhe se patën mbështetje nga persona udhëheqës nga pushteti”.
“Drejtësi në Maqedoni duhet të ketë. E vërteta do të dalë në sipërfaqe dhe të gjithë të involvuarit një ditë do të përgjigjen për të gjitha veprat e kryera penale”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Hoti: Inflacioni është rritur edhe në muajin e fundit, po i ...
Shefi i OSBE-së në Kosovë përgëzon Kurti për Ligjin për të H...
Macron ofrohet si ndërmjetësues paqeje midis Izraelit dhe Li...
Daniel Serwer pas shkarkimit të Grenellit nga “Kennedy...
Si rrezikohen Kosova dhe Ballkani nga lufta në Lindjen e Mes...
Serbia mirëpret kompromisin e Kurtit për Ligjin për të Huajt...