Nga OBRM-PDUKM reaguan ndaj konferencës së zëdhënësit të LSDM-së, Kostadin Kostadinov.
“Amatorizmi i Qeverisë bëri që 140 mijë qytetarë të mbesin pa punë. Mbi gjysma e punëtorëve në hoteleri mbetëm pa vendet e tyre të punës”, shprehen nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ata thonë “e ashtuquajtura ndihmë që po e ofrojnë në pjesën e pagave nuk është e mjaftueshme për kompanitë, dhe nuk përfshinë as pagesat për ujë dhe rrymë”.
Sipas tyre, shpenzimet për firmat janë të mëdha ndërsa ndihmën e Qeverisë e kuptojnë si jo seriozitet ndaj gjendjes së rëndë.
“Nevojiten masa reale dhe jo masa që nuk mund t’i përdorë askush, përveç disa oligarkëve të LSDM-së”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Vuçiq mirëpret lehtësirat për serbët në Kosovë në kuadër të ...
Protestë në Jarinjë kundër zbatimit të ligjeve të Kosovës, p...
Ronald Araujo preferon largimin, Barcelona i vendos çmim të ...
Komandanti i KFOR-it kërkon drejtësi për sulmin në Banjskë: ...
Vdes filozofi gjerman Jurgen Habermas
OVL-UÇK kritikon Dhomat e Specializuara: Procesi është i një...