Nëpërmjet një konference për shtyp, zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Dimçe Arsovskit thotë “epidemia e nepotizmit në vend të hiqet, ashtu siç premtoi Zaev para një viti, po zgjerohet fuqishëm”.
“Shihet interesi personal te funksionarët e LSDM, të vetëdijshëm se i pret disfatë, shpejtuan t’i punësojnë të gjithë ato familjarë që ju mbetën pa punë nga nepotizmi i mëhershëm”, thotë Arsovski, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, qyteti i Shtipit është një nga shembujt kryesorë të epidemisë së nepotizmit ku punësohen familjarë të funksionarëve të LSDM.
Ai përmendi disa shembuj që sipas tij janë nepotizëm, dhe i bëri apel Komisionit Anti-korrupsion ta ndjek OBRM-PDUKM-në dhe të ndërmerr raste.
“Për fat të mirë, e gjithë kjo do të përfundojë më 12 prill dhe më në fund do të nisë rindërtimi i Maqedonisë që e shkatërroi qeveria e LSDM”, tha mes tjerash Arsovski./
Limaj: Malisheva është gati, me zemër e vullnet drejt fitore...
Slot ‘thyen heshtjen’, flet për deklaratat e Salahut
Kosova dhe Shqipëria, ekonomitë më “kursimtare” në rajon
Nesër moti i vranët dhe intervale me diell
Ekspertët: Ushqimet shumë të përpunuara po riformësojnë diet...
Mos e bëni këtë gabim kur i thani rrobat brenda në shtëpi