OBRM-PDUKM kërkon dorëheqjen e Filipçes në Kuvend, Talat Xhaferi kthen kërkesën

13:12 | 14 Shtator 2021

Në seancën e parë plenare pas kthimit të deputetëve nga pushimi, partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM nëpërmjet deputetit Antionio Milloshoski në foltore kërkoi dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe të vendoset si pika e parë në rend dite.

“Ngushëllime për atë që ndodhi në Spitalin e Tetovës dhe për këtë ngjarje, grupi kuvendar i OBRM-PDUKM-së dhe koalicioni propozon vendim për shkarkim. Konsiderojmë se është gjëja më e vogël që mund të bëhet në Kuvend. Filipçe mban përgjegjësi objektive për këtë katastrofë, ndërsa për përgjegjësinë subjektive do ta vendosë prokurori”, tha Milloshoski.

Milloshoski propozoi që si pikë të parë në Kuvend të jetë shkarkimi i Filipçes, ndërsa Xhaferi konstatoi se me shkrim ka kthyer propozimin dhe se nuk do ta vendosë për votim.

“Nuk do të bëj precedent. Nuk e kundërshtoj motivim, por e kundërshtoj procedurën”, tha Xhaferi duke theksuar se shkarkimi është kompetencë e Qeverisë./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara