OBRM-PDUKM paralajmëron se javën e ardhshme do të dorëzojë në Kuvend Rezolutë dhe do të kërkojë konsensus shtetëror për linjat e kuqe të Maqedonisë në negociatat me Bullgarinë në lidhje me gjuhën, historinë dhe identitetin.
Këtë e paralajmëroi lideri i partisë, Hristijan Mickoski, i cili pohon se Rezoluta nuk është e tyre por e ASHAM, KOM, Universitetit Krili dhe Metodi.
“Të respektohen pa rezerva njohurit e shoqërisë maqedonase, shkencat kulturore dhe humanitare në lidhje me autoktoninë e popullit maqedonas dhe vazhdimësia historike, gjuhësore, kulturore dhe religjioze. Gjuha maqedonase dhe dialektet e saja kanë vazhdimësi të vet hapësinore dhe kohore”, tha Hristijan Mickoski.
OBRM-PDUKM edhe paraprakisht kërkonte që Kuvendi të miratojë Rezolutë ku do të ceken linjat e kuqe të Maqedonisë, si pandan i rezolutës bullgare. Por atëherë nuk u pranua me arsyetim se nëse edhe ne miratojmë rezolutë atëherë procesi tërësisht do të bllokohet.
“Nëse nuk mbështetet kjo rezolutë atëherë do të konfirmohet se negociohet për identitetin maqedonas”, tha Mickoski.
BE-ja nis parafinancim 61.8 milionë euro për Kosovën në kuad...
Distria Krasniqi kualifikohet në finale të Kampionatit Evrop...
Arrestohet personi i kërkuar për vrasje të rëndë – i s...
Kosova riafirmon mbështetjen për Ukrainën
Rikthehet në normalitet transporti publik në Shqipëri, opera...
Kurti pret në takim deputetin e ardhshëm zviceran Arbër Bull...