Pas shqiptimit të aktgjykimit për të akuzuarit për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, ka reaguar edhe partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM.
Igor Janushev nga kjo parti në konferencë për shtyp tha se procesi gjyqësor për ngjarjet e 27 prillit ka qenë i montuar politikisht dhe vendimet nuk janë bazuar në fakte, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Vendimi për 211 vite burg do të thotë varrim i drejtësisë. U vërtetuan pohimet tona se dënimet do të jenë drakonike, pasi ky proces ka qenë politik. Kjo është pasojë nga paniku dhe nervozi e Zaevit. Këtu u vërtetua “gjyqësori Kacarska” dhe “prokuroria Ruskoska”. Ne jemi shtet kur vrasësit e vërtetë janë në liri, siç është rasti për Monstrën, ndërsa personat e 27 prillit dënohen për terrorizëm. Maqedonia është shtet ku shkelet e drejta dhe drejtësia nuk ekziston. Drejtësia do të vijë së shpejti ndërsa ky pushtet do të mposhtet”, tha Janushev.
Ai i bëri thirrje kryeministrit Zoran Zaev se së shpejti do të mposhtet do të ballafaqohet me drejtësinë e vërtetë./Telegrafi/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...