Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së, thuhet se “Zaev është turpi Maqedonisë. Opinioni dëgjoi se e ka nëpërkëmbur Republikën e Maqedonisë shumë më herët para se të nënshkruajë Marrëveshjen e Prespës”.
“Që nga viti 2017 ai ka sharë emrin e shtetit. Kjo tregon se ky njeri, nuk ka asnjë respekt ndaj interesave kombëtare dhe shtetërore”, shprehen nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.
Nga OBRM-PDUKM rikujtojnë se Zaev gjatë fushatës së vitit 2016 është betuar se nukl do të ndryshojë emrin ashtu sikurse Kushtetutën dhe emrin kushtetues.
“Kjo dëshmon se se ai gënjen. I ka gënjyer edhe bashkëpartiaket e tij, por edhe popullin e vet. Ka sharrë emrin Maqedoni”, shprehen nga OBRM-PDUKM duke shtuase se Zaev jo vetëm që ndryshon qëndrimet por edhe gënjen dhe se çdo deklaratë e tij duhet të merret me një dozë të madhe rezerve.
Limaj: Malisheva është gati, me zemër e vullnet drejt fitore...
Slot ‘thyen heshtjen’, flet për deklaratat e Salahut
Kosova dhe Shqipëria, ekonomitë më “kursimtare” në rajon
Nesër moti i vranët dhe intervale me diell
Ekspertët: Ushqimet shumë të përpunuara po riformësojnë diet...
Mos e bëni këtë gabim kur i thani rrobat brenda në shtëpi