Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, do të vizitojë sot Malin e Zi.
Në mesin e shumë takimeve, ai do ta zhvillojë një të tillë edhe me kryeministrin malazez, Milojko Spajiq, pas të cilit do të ketë edhe deklarime për media, raporton RTCG.
Më pas, është paralajmëruar një takim i dialogut ekonomik malazezo-amerikan.
Zyrtari i lartë amerikan, i cili sot viziton Malin e Zi, në një intervistë dhënë ditë më parë për Zërin e Amerikës, deklaroi se SHBA-ja është e shqetësuar me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar përdorimin e dinarit./rtk
Aksion në tërë Kosovën për inspektimin e çmimeve të derivate...
BE: Keqardhje për zhvillimet e fundit
AAK-ja pezullon zgjedhjet e brendshme
Haxhiu njofton deputetët për dekretin e Presidentes për shpë...
SPAK identifikon 15 persona për trafikun e kokainës nga Kolu...
Flick mund të largohet nga Barcelona, mësohet arsyeja