Unioni i nxënësve shqiptar në Maqedoni ka bërë me dije se nxënësit shqiptarë do të bojkotojnë pjesëmarrjen e tyre në testin ekstern, pasi sipas tyre, ky testim nuk ka sjellë asnjëherë asgjë pozitive.
Kryetarja e Unioni të Nxënësve Shqiptar, Majlinda Çilafi, ka thënë se po planifikojnë që së shpejti të mbahen edhe protesta kundër testimit ekstern sepse është një testim që ka treguar se është i dështuar dhe ai nuk duhet të vazhdojë të implementohet më tej.
“Ka vite e vite që implementohet dhe nuk ka sjellë dobi dhe nuk presim që nxënësit të hyjnë në atë testim ekstern, kemi pritur deri më tani që të bëjnë përmirësime dhe këto përmirësime nuk janë bërë dhe nuk na ngelet gjë tjetër pos që të marrim disa masa më ndëshkuese”, ka thënë Çilafi, përcjell “Alsat.mk”.
Por, nga ana tjetër, Ministri i Arsimit Pishtar Lutfiu nuk e mirëpret kërkesën e nxënësve për heqjen e testimit ekstern, pasi sipas tij kjo do të ndikojë gjatë regjistrimit të tyre për studimet e larta.
Hekuran Murati: Buxheti 2026 është i përkohshëm dhe emergjen...
LDK nuk mbështet Buxhetin 2026, Lushaku kërkon votimin e ame...
Tahiri: PDK nuk do ta votojë Buxhetin 2026
Nagavci: VV mbështet Buxhetin 2026 dhe amendamentet për Pris...
Dështon rezoluta për ish-krerët e UÇK-së, deputetët maqedona...
Deputeti Zlatan Elek largohet nga Kuvendi, Nikoliq merr vend...