Ministria e Shëndetësisë sot bëri të ditur se janë regjistruar edhe 37 pacientë të shëruar.
“Prej tyre 2 kanë qenë në spitale dhe 35 janë shëruar në kushte shtëpiake. Pacientët e shëruar janë regjistruar 11 në Shkup, 11 në Prilep, 4 në Koçani, 2 në Gostivar dhe Dibër dhe me nga 1 në Strugë, Ohër, Manastir, Krushevë dhe Tetovë”, shprehen nga Ministria e Shëndetësisë, njofton telegrafi maqedoni
Nga ministria shprehen se në Klinikën Infektive në Shkup ka ndërruar jetë një pacient 36 vjeçar dhe në evidencën e institutit të të vdekurve nga Covid-19 do përfshihet edhe një pacient nga Shkupi 25 vjeçar i cili ka humbur jetën më 23 prill.
Gjithashtu, nga ministria thonë se janë bërë 728 testime për Covid-19, që përbën edhe numër rekord për nga numri i testimeve për 24 orë.
Simeone pranë historisë te Atletico – mund të bëhet trajneri...
Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që vrau vëllain e tij n...
Finalja e Carabao Cup/ Arsenal – Man City, publikohen formac...
Motrave Mustafa u vdes babai
Barcelona merr tri pikë të arta ndaj Rayos – shkëputet edhe ...
Mbledhja në Selinë e PS-s për zgjedhjet, Rama vendos të anga...