Ndihmëssekretarja amerikane Victoria Nuland, në kuadër të turneut të saj ballkanik, qëndroi sot në Beograd, ku zyrtarët serbë ia përcollën zotimet se shteti i tyre është “fuqimisht i përcaktuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe për stabilitetin e rajonit”, lajmëroi Tanjug-u.
Nikoqirët, sipas agjencisë, kanë marrë bindjen nga Nuland se Uashingtoni e përkrah Serbinë në rrugën e saj të integrimeve evropiane dhe se është i gatshëm që ta ndihmojë në këtë.
Zyrtarja e Departamentit të Shtetit ka biseduar me presidentin Tomisllav NIkoliq, kryeministrin Aleksandar Vuçiq dhe shefin e diplomacisë dhe kryesues aktual i OSBE-së Ivica Daçiq, si dhe me liderin e Partisë Demokratike Bojan Pajtiq.
Amerika është shumë e interesuar që ta shohë Serbinë në familjen e popujve evropianë, ka thënë Nuland gjatë takimit me Nikoliqin.
Presidenti serb ka thënë se “Serbia ka bërë përpjekje të mëdha për ta stabilizuar situatën në rajon” dhe se s’do të tërhiqet nga ky përcaktim, “përkundër asaj se shihet qartë se nuk janë të gjithë të gatshëm taq ndajnë këtë barrë” me Serbinë.
“Serbia vepron me përgjegjësi ndaj ardhmërisë së rajonit, duke mos iu përgjigjur provoimeve sporadike nga ana e fqinjëve tanë, ndërsa këtë nuk e përjetojmë si dobësi tonën, porse si investim për jetë më të mirë të qytetarëve”, ka thënë Nikoliqi.
Kryeministri Aleksandar Vuçiq ka biseduar me Nulandin për marrëdhëniet bilaterale, euro-integrimet, dialogun mes Beogradit dhe Prishtinën dhe situatën në rajon, me theks në Bosnje e Hercegovinën dhe Maqedoninë.
Ai, sipas komunikatës nga shërbimi i informimit i Qeverisë serbe, ka theksuar se Qeveria serbe ka për qëllim ta vazhdojë dialogun me Prishtinën, “me qëllim që sa më shpejt të arrihet deri te zgjidhjet që do të kontribuonin për ruajtjen e stabilitetit rajonal”.
Në njoftimet nga Beogradi nuk ka informata nëse Nuland ka thënë ndonjë gjë për raportet e Serbisë me Kosovën dhe vendet tjera të rajonit. Thuhet vetëm se zyrtarja amerikane ia ka përcjellë nikoqirëve “përkrahjen e fuqishme të Uashingtonit për rrugën e Serbisë drejt BE-së dhe qëllimin e SHBA-ve që të sigurojnë siguri energjetike për Serbinë”.
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim