Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni të Veriut ka informuar se në 24 orët e fundit janë bërë 2.290 testime për coronavirus, ndërsa 324 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej tyre shumica janë në Shkup – 207, Manastir – 19, Prilep – 17, Ohri – 13, Kumanova – 11, Kavadari – 9, Tetova dhe Velesi – 6, Negotina – 5, Kërçova dhe Gjevgjelia – 4, Gostivari, Strumicë, Koçani, Vinica dhe Kratovë – 3, Struga dhe Kriva Pallanka – nga 2, Resnja, Radovishi, Valandova dhe Pehçeva – nga 1.
Nga MSH thonë se në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë vetëm një person, ndërsa nga sistemi “Termini im” janë paraqitur edhe dy pacientë të vdekur, të cilët kanë ndërruar jetë në periudhën midis 4 dhe 5 mars 2022.
Kurse ISHP ka regjistruar 287 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 302.548, prej të cilëve 291.431 janë shëruar, ndërsa 9.162 kanë ndërruar jetë.
Numri i rasteve aktive deri sot (17 mars) është 1.955.
Barcelona me një tentim për të nënshkruar me superyllin e Ci...
Rrëzohet një avion ushtarak amerikan në Irak, vdesin gjashtë...
BE kërkon që Serbia të shmangë varësitë strategjike jashtë r...
Guxo: Pretendimet për dorëheqje në masë në Deçan e Pejë, ten...
Protesta e serbëve, MPJD këshillon të shfrytëzohen rrugët al...
1 milion euro investim për ndërtimin e parkut industrial të ...