Një vajzë njëzet e njëvjeçare ka humbur jetën, ndërsa motra e saj më e madhe (22) po mjekohet në klinikat e Shkupit, pasi që janë helmuar me monoksid karboni në hapësirën në të cilën kanë fjetur në fshatin e Rekës së poshtme, Skudrinje.
Sipas informatave fillestare të policisë, ngjarja është paraqitur dje, pas çka ekipi i krim policisë ka dalë në terren dhe ka kryer ekspertizë.
Dy motrat, kanë fjetur në hapësirën ndihmëse të shtëpisë familjare, e cila është ngrohur me stufë me dru. Për prindërit ka qenë e dyshimtë që vajzat nuk ishin zgjuar ende dhe kanë hyrë në hapësirën, por ato kanë qenë pa vetëdije. Shumë shpejt u është ofruar ndihma në shtëpinë e shëndetit në Rostushë, e prej atje janë dërguar në Gostivar, por rrugës, vajza më e vogël, E.M. ka humbur jetën. Jetën e R.M. mjekët kanë arritur ta shpëtojnë.
Si ka ardhur deri te helmimi dhe cilat janë shkaqet e ngjarjes tragjike, do të konstatohet me hetimin të cilin e zhvillon prokurori publik nga prokuroria e Gostivarit.
Nga shkaqe ende të panjohura ka ardhur deri te helmimi me gaz helmues, sipas të gjitha gjasave monoksid karbon.
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...