Një 58-vjeçar nga Shkupi V.S., e ka humbur jetën në një aksident që ka ndodhur dje në magjistralen Gostivar – Kërçovë, njofton portalb.mk.
Ashtu siç informojnë nga MPB, fatkeqësia ka ndodhur në ora 13:40 minuta te vendi i quajtur Sateska. Aksidenti ka ndodhur mes automjetit Opel Astra, me targa të Tetovës, i drejtuar nga A.A. (32) nga fshati Zajas dhe automjet Honda, me targa të Shkupit, i drejtuar nga V.S. (58) nga Shkupi.
Në aksident, V.S., ka marrë lëndime, pas së cilës është trasnferuar me Urgjencë në Kërçovë, ku edhe ka ndërruar jetë.
Është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes nga ana e Policisë së Kërçovës dhe prokurori publik.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...