Së fundmi, edhe në qytetin e Gostivarit do të dihet se sa është niveli i ndotjes së ajrit, apo siç e njohim si prania e grimcave PM10 në ajër.
Stacioni matës i vendosur para pak kohësh ka filluar që të jep të dhënat e para, të cilat duket se nuk janë edhe aq të kënaqshme.
Matja e mbrëmjes tregon një prani të lartë të grimcave PM10, që ka arritur deri më 474 grimca për për metër kub.
Ndryshe nga Gostivari, situata është e mirë në qytetin e Tetovës, ku matjet e fundit tregojnë një prani prej 68 të grimcave PM10 për metër kub.
Ndërsa në disa pika matëse në Shkup, ndotja e ajrit është si vijon: Gazi Baba – 69 PM10 për metër kub, Rektorati – 48 PM10 për metër kub, Karposhi – 52 PM10 për metër kub, Qendra – 39 PM10 për metër kub, si edhe Milladinoci – 115 PM10 për metër kub./Telegrafi/

Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...