Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani, ishte i pranishëm në kremtimet e Ditës së Komunës së Ulqinit, ku u takua me Presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviç, i cili theksoi se Parlamenti shqiptar ishte i pari që ratifikoi marrëveshjen e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO.
“Edhe ne e provojmë bashkëjetesën dhe Mali i Zi është jo vetëm një vend fqinj, por edhe mik i Shqipërisë”, theksoi Presidenti Nishani.
Kreu i Shtetit, pasi vuri në dukje se Parlamenti shqiptar ishte i pari që ratifikoi marrëveshjen e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, theksoi se anëtarësimi në aleancën e Atlantikut të Veriut jo vetëm u shërben dhe rrit sigurinë e qytetarëve tuaj, por është një kontribut në të mirë të sigurisë së mbarë rajonit tonë, sepse rrit sigurinë dhe zgjeron hapësirën e lirisë në Ballkan duke qenë se kemi nevojë të garantojmë sa më shumë paqen dhe stabilitetin për vendet dhe popujt tanë.
Nga ana e tij, Presidenti Vujanoviç, vuri në dukje se marrëdhëniet mes dy vendeve janë një model i përkryer i marrëdhënieve të mira fqinjësore, ndërsa shprehu besimin se ato do të forcohen edhe më tej, sidomos bashkëpunimi ekonomik në fushat e turizmit, të energjisë, transportit detar, etj.
“Pastrimi” publikon pamje të qytetarëve që hedhin mbeturina ...
“Memories” e Gjestit emocionon Londrimin
Shtatë ankesa në PZAP lidhur me rezultatin përfundimtar të z...
FSK realizon kursin “Combat Life Saver” për kujdes mjekësor ...
“Janë të reja për ty”, “Nuk më ke parë në aksion”- Dalin bis...
“S’je mirë nga mendtë”, Hygerta e ashpër me Albën