Seanca e sotme për diskutimin e mocionit të mosbesimit ndaj qeveirsë së Dritan Abazoviç në Parlamentin e Malit të Zi ka mbledhur kuorumin e nevojshëm për ta futur në agjendë.
54 deputetë e adoptuan rendin e temave të ditës në ora 11:45, përkatësisht 45 minuta me vonesë nga ç’parashihej.
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Socialistëve, Danijell Zhivkoviç, nga partia njëherit edhe ka inicuar mosbesimin ndaj qeverisë së Abazoviç, tha se qeveria duhet të rrëzohet sot për shkak të braktisjes së agjendës evropiane, agjendë kjo për të cilin në rend të parë DPS-ja i kishte siguruar shumicën parlamentare.
Mocioni i mosbesimit erdhi si pasojë e nënshkrimit të marrëveshjes së ashtuquajtur “Themeltare” me Kishën Ortodokse Serbe nga Dritan Abazoviç.
“Marrëveshja për mbështetjen e qeverisë së pakicës është krijuar që qeveria të merret me çështjet e krizës institucionale, kthimit të besueshmërisë në sistemin e shëndetësisë dhe sigurisë. Në vend që të zhbllokojë institucionet, në vend që ta bëjë vendin të aftë. dhe gati për t’u anëtarësuar në BE në 2025 – ai shans nuk u shfrytëzua. Kishte disa tema dhe detyrime të tjera”, tha Zhizhkoviç./arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?