Nis protesta e serbëve në veri të Mitrovicës

12:25 | 6 Nëntor 2022
A Z

Ka filluar grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Car Llazari” në veri të Mitrovicës për protestën e paralajmëruar nga Lista Serbe në ora 12:00.
Pjesë e kësaj proteste është parë të jetë edhe ish-ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviq.

Kujtojmë se kryetarët e Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit në mbledhje urgjente të Kuvendeve Komunale, edhe zyrtarisht kanë dhënë dorëheqje. E bashkë me ta edhe këshilltarët komunalë.

Këto tubime janë paralajmëruar dje në tubimi në Zveçan, ku përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës vendosën të largohet nga institucionet qendrore dhe ato lokale në katër komunat e veriut të Kosovës, përfshirë dorëheqjen e Goran Rakiq nga posti i ministrit.

Ky vendin i tyre ka ardhur pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq dhe nisjes së implementimit të vendimit për targat ilegale, vendim ky i cili do të implementohet në disa faza.

Shpërndaje në rrjete sociale