Ka përfunduar takimi i sotëm mes shefave të diplomacisë së Greqisë dhe Maqedonisë, Nikos Kotzias dhe Nikolla Dimitrov, me ndërmjetësin e Kombeve të Bashkuara, Matthew Nimetz, i cili është mbajtur në Sunio të Greqisë.
Në një deklaratë për media pas përfundimit të takmit, Nimetz tha se takimi i sotëm ka qenë serioz, tensionues, por edhe pozitiv, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Takmin e sotëm mund ta vlerësoj si serioz, disa herë tensionues, por kemi përfunduar punë shumë pozitive. Dy ministrat tani do të bisedojnë me kryeministrat e tyre, të cilët gjithashtu duhet të takohen më 17 maj në Sofje”, tha Nimetz.
Ai nuk la hapësirë për pyetje të gazetarëve, por shkurt tha se ky ka qenë takim përgatitor për takimin mes Aleksis Tsipras dhe Zoran Zaev.
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...
Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton disa Projektligje
Gimbo rikthehet në BBVA, Selin i hidhet në krahë
Dorëzohet në polici Fazli Ndrecaj, i kërkuar për 500kg drogë