Shteti nuk shlyen borxhet e kompanive private, por drejtpërdrejt i dëmshpërblen vreshtarët, ndërsa nëpërmjet instrumenteve financiare të Drejtori së të Ardhurave Publike, parat do të kthehen në buxhet, tha sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, Lupço Nikollovski.
“Në 3 vitet e ardhshme, në përputhje me Ligjin për bujqësi dhe zhvillim rural të gjitha pagesat që do t’i bëjnë kompanitë me të cilën merret borxhi, të njëjtat do t’u merren nëpërmjet DAP-it dhe do të bëhen mjete të buxhetit, gjegjësisht nëpërmjet Agjencisë së pagesave do të kthehen në buxhet”.
“Nuk është e vërtet se parat e shtetit mbulojnë borxhet e kompanive private, ne drejtpërdrejt i ndihmojmë dhe i dëmshpërblejmë vreshtarët. Shteti nuk u paguan venarive dhe nuk ua mbulon borxhet e askujt, shteti ka kërkesa”, tha Nikollovski.
Ai tha se vendimi i Qeverisë do të miratohet këtë të enjte.
Krimi në Lezhë: Vriten burrë e grua, s’dihet ende motivi
Rilind Nivokazi vazhdon formën e jashtëzakonshme, shënon në ...
Eberl e bën të qartë: Olise është i paprekshëm
Nico Paz rikthehet te Real Madrid, vendimi tashmë është marr...
Fillojnë punimet në rrugën e Korishë-Kabash, investim 4.1 mi...
Dyshohet për dy të vrarë në Lezhë të Shqipërisë