“Këtë vit do të duhet të ndryshojmë vetëdijen, do të ndryshojmë gjithçka në bujqësi dhe do të duhet të bëjmë atë që kërkon tregu.
Nëse jemi vendi më i harmonizuar me politikën e përbashkët evropiane, do të duhet ta tregojmë në veprim”, tha ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujit, Ljupço Nikollovski në një fjalim në një manifestim me rastin e 1 qershorit, Ditës Botërore të Qumështit, të mbajtur në oborrin e një kompanie të qumshtit.
“Është një krizë, por ne kemi dhënë gjithçka që mund të sigurohet. I vetmi vend në rajon ku plehrat subvencionohen me 40 për qind, mbështetja për naftën e gjelbër tani me ribalancimin do të ndryshojë në 100 për qind. Në asnjë vend tjetër nuk ka fond ndërhyrjeje dhe këtë vit kemi 15 milionë euro plus për fondin e ndërhyrjes.Është obligim për të gjithë blegtorët dhe të gjithë fermerët që të harmonizohen dhe të ndryshojnë gjërat së bashku dhe t’i bashkojmë të gjitha trendet”, tha Nikollovski, duke u thënë prodhuesve të pranishëm të qumështit të mos shqetësohen për pagesën e subvencioneve, sepse janë paraparë mjete 500 milionë denarë për t’u paguar për të gjitha fazat.
Në fjalën e tij, Nikollovski theksoi të gjitha masat që Ministria po i ndërmerr për përkrahjen e prodhuesve të qumështit dhe fermerëve, me referencë të veçantë për modelin e ri të subvencioneve.
Ai theksoi se në kushtet e krizës ekonomike, përmes Fondit Intervenues, është futur subvencionimi intervenues në vlerë prej 5,5 denarë për qumështin e lopës të prodhuar dhe dorëzuar në objektet përpunuese në periudhën janar-prill 2022, gjë që u ndihmon prodhuesve të qumështit që ta kenë më të lehtë tejkalimin e krizës ekonomike.
2025, vit i krizave, 72% e të rinjve shohin shpresë jashtë K...
Roberto Carlos i nënshtrohet operacionit në zemër
Viti 2025: Mbi 2 mijë vjedhje të rënda në gjithë Kosovën, dh...
Policia serbe arreston dy shqiptarë në Merdarë
Viti i Ri arrin në Australi mes dhimbjesh për 15 viktimat e ...
Ndërrimi i motmoteve në kryeqytet, kjo është agjenda e aktiv...