Sot mbahet seancë për rastin “Shuplakat”, ku të akuzuar janë ish kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Gruevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski edhe nëntë persona të tjerë.
Gruevski dhe Janakieski gjykohen bashkë, pasi që dy të akuzuar tjerë të rastit “Shuplakat” në seancat paraprake e kanë pranuar fajin. Pas pranimit të fajit nga dy të akuzuarit Jordan Ristevski dhe Tomisllav Llazarov, gjykatësja Tatjana Mihajllova e ka veçuar procedurën për ata.
Nesër po ashtu mbahet seancë për rastin “Trajektorja” në të cilën 4 funksionarë të Qeverisë së VMRO-DPMNE-së dyshohet se kanë ndërmarrë veprime me të cilat janë ndërtuar seksionet e autostradës Milladinovc – Shtip dhe Kërçovë – Ohër, gjatë së cilës kanë pranuar ofertë më të shtrenjtë për tenderin, me çka buxhetit të Maqedonisë i kanë shkaktuar dëm prej 150 milionë euro.
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës