Procesi gjyqësor për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë do të vazhdojë më 15 janar, por tani kundër 18 personave.
Gjykimi për “të enjten e përgjakshme” filloi në gusht të vitit të kaluar kundër 33 personave për veprën penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues”, ndërsa në pajtim me Ligjin për amnisti në dhjetor të 2018 u amnistuan 15 të akuzuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Procesi gjyqësor ndodhet në fazën përfundimtare dhe në mesin e muajit janar pritet të vazhdojë me fjalët përfundimtare të mbrojtjes dhe prokurorisë.
Në bankën e të akuzuarve do të mbeten Mitko Çavkov, Dushko Llazarov, Igor Durllovski, Jane Çento dhe Igor Jug, të cilët nuk dorëzuan kërkesë për amnisti, si dhe 13 të akuzuar tjerë kërkesat e të cilëve u refuzuan.
Gjykata refuzoi kërkesat e Aleksandar Vasilevski – Ninxha, Nikoll Mitrevski, Goran Gjoshevski, Mitko Peshov, Oliver Popovski, Oliver Radullov, Sasho Markovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Mlladen Dodevski, Gorançe Angellovski, Vllatko Trajkovski dhe Vilijan Mihajllovski.
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes