Ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani në konferencën e sotme ka theksuar se diplomatët në Ambasadën e Ukrainës mbeten në vend, ndërsa familjet e tyre kthehen në vend.
Osmani tha se 12 persona kanë informuar Ambasadën se janë kthyer në Maqedoni, ndërsa në Ukrainë qëndrojnë 30 vëzhgues për Misionin monitorues të OSBE-së, për të cilët do të merret vendim sot.
“Pyetja mbetet për 30 vëzhgues tanë për misionin monitorues të OSBE-së. Disa vende i kanë tërhequr, si Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Danimarka. Qëndrimi ynë është më specifik sepse jemi pjesë e treshes, pjesë e kryesimit të OSBE-së dhe jemi të kujdesshëm se çfarë mesazhesh do të japim në misionin monitorues të OSBE-së. Jemi në kontakt me misionin monitorues”, tha Osmani.
Osmani gjithashtu njoftoi se nuk kanë në plan për të zëvendësuar Konsullin e Përgjithshëm në New York sepse kanë edhe dy vite mandat.
“Ajo që mund të them është se ne Gazetën Zyrtare ku oficializohen vendimet e seancës së mbyllur të Qeverisë nuk ka pasur ndonjë vendi për emërim të Konsullit në New York dhe nuk e kemi as në plan ta ndryshojmë Konsullin e Përgjithshëm i cili ka edhe dy vite”, tha Osmani.
Mes tjerash Osmani tha se nuk mund të komentojë nëse ka paturp pikë në rend të ditës sepse seancat qeveritare të mbyllura nuk mund të komentohen.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit