Kryeministrja serbe Ana Brnabiq tha se do të përpiqet të liberalizojë hyrjen në Serbi sa më shumë që të jetë e mundur, duke theksuar se, përveç mbrojtjes së shëndetit të njeriut, qëllimi është të arrihet rimëkëmbja dhe rritja e plotë ekonomike sa më shpejt që të jetë e mundur.
Siç raporton korrespondenti i AIM-së nga Beogradi, ajo përsëriti se më 1 qershor, regjim i liberalizuar do të hyjë në fuqi në vendkalimet kufitare me katër vende e rajonit (Malin e Zi, Bosnjën dhe Hercegovinën, Shqipërinë dhe Maqedonia e Veriut), pa detyrimin e qytetarëve të këtyre vendeve që të bëjnë test për coronavirus gjatë kalimit të kufirit me Serbinë.
“Për qytetarët e këtyre vendeve, nuk ka nevojë për këto teste, ato do të hyjnë në Serbi, si dhe para paraqitjes së Covid-19”, tha Kryeministrja serbe.
Për të huajt nga vendeve të tjera, edhe më tej është në fuqi detyrimi për të pasur test të vlefshëm PCR negativ për coronavirusin dhe miratimin e komisioni qeveritar në kalimin e kufirit, tha Brnabiq, duke shtuar se shtetasit e huaj, nëse ato janë veçanërisht të rëndësishëm për ekonominë serbe, mund të hyjnë pa një test PCR negativ.
Katër të vrarë nga sulmet me dronë në disa rajone ruse, përf...
Haradinaj përkujton Mentor Tolajn në 35-vjetorin e rënies
Rama: Së shpejti hapen kapituj të rinj të negociatave
MINT publikon çmimet e derivateve
Zyrtare: Xabi Alonso merr drejtimin e Chelseat
Zhduken katër turistë italianë në Maldive, humb jetën edhe z...