Disa nga furrat e bukës në Maqedoni të Veriut kanë bërë të ditur se nga nesër, 1 dhjetor, qytetarët do të mund të blejnë bukë për 32 denarë.
Në periudhën në vijim do të ketë korrigjim të çmimeve të produkteve të tjera të bukës, me gjasë rreth 10 për qind.
Ulje mbi 10 për qind janë të mundshme edhe për produktet e mishit nëse Qeveria merr një vendim që do të heqë tarifat për lëndët e para të importuara, siç kërkojnë kompanitë e këtij sektori.
Këto janë qëndrimet e industrisë së ushqimit të cilët nga nesër, përmes EMV-së duhet të marrin energji elektrike të subvencionuar, me çmim prej 80 euro për megavat në orë, shkruan AlsatM
Kompanitë e përshëndesin masën si një fillim për të adresuar plotësisht problemin në industrinë e tyre. Ata gjithashtu besojnë se do të ketë efekt çmimi i rregulluar i energjisë elektrike, i kombinuar me masën për marzhe në shitje me pakicë.
Muriqi thirrje tifozëve: Tash është koha për t’u bashkuar, j...
Zjarri në një shtëpi në Gracë të Vushtrrisë, vdes një 80 vje...
Trump kërcënon të aktivizojë “Aktin e Kryengritjes”
Arrestohet brenda pak orësh i dyshuari për vjedhjen e një ve...
Po e pyet ChatGPT-në për shëndetin? Ja kur është ide e mirë ...
Zjarr në një shtëpi në Gracë të Vushtrrisë, dyshohet për një...