Sipas të dhënave të Institutit për Shëndet Publik, momentalish numri i rasteve aktive është 8.019, prej të cilëve më së shumti janë në Shkup.
Gjatë ditës së djeshme u regjistruan 342 raste të reja nga 2.349 testime dhe po ashtu ka pasur edhe 348 pacientë të shëruar dhe shtatë persona të vdekur.
Nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë thirrje për vaksinim për shkak se vetëm kështu mund të arrihet imuniteti kolektiv dhe të parandalohet mutacioni i SarsCov2.
“Në periudhën nga 6 gushti deri dje në Maqedoni janë infektuar 60.772 persona, prej të cilëve 31% kanë qenë të vaksinuar, përkatësisht 19.025. Sipas statistiakve për muajt e kaluar, 41.747 qytetarë, ose 69% e rasteve nuk kanë qenë të vaksinuar”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Për persona të vaksinuar konsiderohen personat që janë vaksinuar me dy doza të vaksinës dhe që kanë kaluar minimum 14 ditë nga doza e dytë e vaksinës./Telegrafi/
Policia rrethon Qeverinë, disa protestues arrijnë para objek...
Arrestohet një protestues i moshuar që po kundërshtonte shtr...
Nis protesta kundër paralajmërimeve për rritje të çmimit të ...
SBASHK: Dalja në marsh është akt moral dhe qytetar
“Trafiku Urban” në Prishtinë hyn në grevë, kërkon përmirësim...
Kushtetuesja refuzon sërish Thaçin, tash për rastin e admini...