Kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov tha se nga 19 ministrat në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, 10 janë shqiptarë. Sipas tij, kjo mund të krijojë probleme në marrëdhëniet ndëretnike në shtet.
“Frikësohem se kjo nuk do të reflektojë në marrëdhëniet e përgjithshme në plan ndëretnik. Nuk jam i sigurt rreth kësaj çështje dhe mendj se ajo formulë që është definuar në Marrëveshjen e Ohrit duhet të përfshihet edhe në qeveri”, tha Trajanov.
Ai shtoi se ndonjë i BDI-së punon në ndonjë institucion ata insistojnë që 25% të jenë shqiptarë, ndërsa aty ku udhëheq BDI, punonjësit janë shumica shqiptarë dhe më shumë se sa parasheh Marrëveshja e Ohrit.
“Përpjekja të bëhet balanc artificial me krijim të ministrive pa resor nuk do të kalojë te qytetarët”, tha Trajanov./Telegrafi Maqedoni/
Alba e vendosur për Limin: Vetëm ky baba këtu m’zen mua
26 vjetori i UÇPMB-së, Haradinaj: Pathyeshmëri dhe përkushti...
ZKA-ja auditon procesin e furnizimit me barna
Lladrovci në Izrael pritet nga Haim Bibas, gatishmëri për të...
Stuhia në SHBA, 18 viktima/ Borë e ngrica, anulohen mijëra f...
Labinot Ibrahimi largohet nga Trepça, prezantohet tek Vjosa