Nesër nis seanca e parë gjyqësore kundër Zoran Zaev

17:41 | 4 Gusht 2015
M. A.

Nesër do të mbahet seanca e parë gjyqësore nga rasti “Puc” në të cilën i akuzuari i katërt është kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

 Ky i fundit ashtu si tha paraprakisht qëndron në planin për ta bojkotuar punën e gjykatës dhe të mos paraqitet në seanca.
Tashmë një muaj njeriu i parë i opozitës nuk e respekton masën e përcaktuar për t`u paraqitur në gjykatë, por organet nuk ndërmorën asgjë në lidhje me këtë. Arsyetimi i gjykatës ishte se gjykatësi kompetent ka qenë në pushim. Gjykatësi u kthye nga pushimi me 20 korrik.

Shpërndaje në rrjete sociale