Kryetari i Këshillit të Evropës, Donald Tusk, shtatë presidentë dhe një kryeministër, do të jenë mysafirë të presidentit Gjorge Ivanov, i cili është nikoqir i takimit të liderëve të vendeve të procesit Brdo-Brioni, që nesër do të mbahet në Shkup.
Zyrtarisht pjesëmarrjen e tyre e kanë konfirmuar presidenti i Kroacisë Kolinda Grabar Qitaroviq, i Sllovenisë Borut Pahor, Serbisë Aleksandar Vuçiq, Malit të Zi Filip Vujanoviq, Shqipërisë Ilir Meta, Kosovës Hashim Thaçi, si dhe i Bosnjës e Hercegovinës Bakir Izetbegoviq, përcjell telegrafi maqedoni.
Si mysafirë special në këtë takim, për në Shkup do të udhëtojnë edhe kryetari i Këshillit të Evropës, Donald Tusk dhe kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borisov.
Në Shkup nesër do të vendoset siguria e shkallës së parë, për shkak të pjesëmarrjes së udhëheqësve të njohur, edhe atë siguri do të ketë edhe në ajër edhe në tokë. Helikopterët do ta mbikëqyrin kryeqytetin, ndërsa do të ketë edhe regjim të posaçëm në komunikacion.
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Kryetarja Haxhiu bëri homazhe në Lubeniq të Pejës
Yamal reagon ndaj racizmit: Jam edhe unë mysliman
Nis verifikimi i njëhsorëve elektrikë, disa që kishin mospër...
Trump: SHBA-të do të largohen nga Irani shumë shpejt
Po kërkohej përmes Interpolit, ekstradohet nga Zvicra në Kos...