Seancë e Këshillit të Sigurimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të mbahet nesër në orën 13:30 në kabinetin e Presidentit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në seancë, përveç anëtarëve të përhershëm të Këshillit, me ftesë të Presidentit Stevo Pendarovski, do të marrë pjesë edhe mjeku Zharko Karaxhovski nga Komisioni për sëmundje infektive.
Pas seancës, sipas shërbimit për shtyp të kabinetit të Presidentit, Pendarovski do të japë një deklaratë për opinionin.
Seanca pritet të diskutohet vazhdimi i mundshëm i gjendjes së jashtëzakonshme, bazuar në propozim të Qeverisë, e cila pozicionin e saj e bëri të qartë në seancën e djeshme të saj.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe njoftoi se do të kërkohet zgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme, por nuk saktësoi nëse do të kërkohen 30 ditë të reja apo më pak.
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit