Prej nesër (9 gusht) do të fillojë kontrollimi i të dhënave të votuesve në Listën Zgjedhore për mbajtjen e referendumit më 30 shtator. Shqyrtimi do të zgjasë deri më 23 gusht në orën 00:00.
KSHZ ju bën thirrje gjithë qytetarëve që të kontrollojnë të dhënat e tyre në Listën Zgjedhore, dhe nëse mendojnë se është e nevojshme, të kërkojnë plotësim, ndryshim ose fshirje të të dhënave, përcell Telegrafi Maqedoni.
Kontrollin e të dhënave votuesit mund ta bëjnë përmes faqes së internetit të KSHZ-së: https://izbirackispisok.gov.mk/
Lista Zgjedhore që do të vendoset për shqyrtim publik është me të dhënat e qytetarëve të cilët përfshirë edhe 30 shtatorin 2018 janë bërë të moshës madhore.
Prokuroria Themelore në Ferizaj kërkon paraburgim ndaj pesë ...
Osmani viziton Teqen e Shejh Eminit në Gjakovë: Besimi nuk ë...
13 ndeshje pezullim për portierin që e grushtoi futbollistin...
Mbreti Charles i dhuron Presidentit Trump këmbanën origjinal...
Të miturit në burgun e Lipjanit forcojnë njohuritë teknike
Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e anijeve luftarake në...