Kuvendi grek ka nisur një debat me kërkesën për mosbesim e qeverinë së kryeministrit Alexis Tsipras.
Kërkesa u paraqit nga kreu i partisë kryesore opozitare “Demokracia e Re”, Kiriakos Mitsotakis, për shkak të një marrëveshjeje me Maqedoninë mbi emrin e ri të vendit.
Debati duhet të përfundojë të shtunën, në orën 2 pasdite, të vendosur nga kryetari i Kuvendit, njofton agjencia e lajmeve “ANA”.
Mitsotakis, duke paraqitur kërkesën, akuzoi qeverinë se po udhëheq me çështjet ekonomike dhe kombëtare në një mënyrë të rrezikshme pa legjitimitet parlamentar. Marrëveshja me qeverinë maqedonase e quajti atë në dëm të interesave kombëtare dhe goditjen përfundimtare ndaj grekëve, të cilët për vite jetonin nën masa për kursime të rrepta. /Telegrafi/
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale