Të dielën (13 shkurt) bëhen 3 vjet nga tragjedia e Llaskarcës ku humbën jetë 16 bashkëqytetarë të Gostivarit, kjo pasi autobusi i kompanisë “Durmo Turs” u rrokullis në dalje nga Shkupit.
Komuna e Gostivarit edhe këtë vit ka paraparë aktivitete për të kujtuar viktimat nga kjo tragjedi.
“Në ora 13:30 do të vendosim lule në vendin e tragjedisë në fshatin Llaskarcë, në ora 17:30 do të ketë tubim te parku në qendër të Gostivarit, për t’i kujtuar viktimat e kësaj tragjedie dhe për të bashkëndarë dhimbjen me të gjithë ata që humbën të afërmit e tyre”.
13 shkurti i vitit 2019 ishte ditë fatale për 51 pasagjerët në autobusin e “Durmo Turs” i cili qarkullonte në relacion Shkup-Gostivar. Rreth orës 17, për arsye ende të padefinuara, autobusi u përmbys në autostradën Tetovë-Shkup afër fshatit Llaskarcë.
Autobusi humbi kontrollin dhe ra në humnerë, pasi theu gardhin mbrojtës në autostradë. 16 pasagjerë humbën jetën, kurse 35 prej tyre morën lëndime të rënda./telegrafi/
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...
A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep ...
Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të K...
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...