Ndërsa Bullgaria merr presidencën gjashtë-mujore me rotacion të Këshillit të BE, ka një paralajmërim se vendet e Ballkanit Perëndimor që shpresojnë të bashkohen me bllokun mund t’i soset durimi.
Sofja e ka të qartë se një nga prioritetet kryesore të saj të presidencës është të ringjallë ofertat e anëtarësimit, transmeton portali arbresh.info
“Nëse liderët evropianë nuk do të kenë këtë vetëdije për atë që është në rrezik, nëse ata po premtojnë zgjerimin, por nuk japin, atëherë ne mund ta humbim shumë shpejt rajonin me paqëndrueshmëri, me paqëndrueshmëri ekonomike, jostabilitet politik. Ne shohim gjithashtu rritje të nacionalizmit kudo dhe humbjen e brezit të ri”, ka thënë Tanja Fajon, deputete e Parlamentit Evropian.
Komisioni Evropian do të publikojë një strategji muajin e ardhshëm, e cila pritet të krijojë themele për Serbinë dhe Malin e Zi për t’u bërë vendet e para kandidate.
“Ne duhet ta sjellim këtë rajon në një jetë më të mirë, të japim perspektiva për të rinjtë, të hapim kufijtë dhe të jetojmë si fqinjë të mirë. Bëhet fjalë për mënyrën se si ta rrisim besueshmërinë tonë jo vetëm brenda rajonit, por edhe si Evropa si e tërë drejt botës së jashtme “.
Krerët e shtetit dhe të qeverisë do të jenë në Sofje për një samit joformal mbi Ballkanin Perëndimor në maj, pasi Bullgaria duket të bëjë shenjën e saj në zgjerimin e BE./Arbresh.info/
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...