Ministria e Shëndetësisë informon në 24 orët e fundit janë kryer 3.701 teste, ndërsa janë regjistruar 722 raste të reja me COVID-19, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Në Shkup – 375, Prilep – 44, Kavadar – 35, Gjevgjeli – 29, Manastir – 25, Gostivar – 23, Tetovë – 22, Kumanovë – 20, Ohër – 16, Shtip – 15, Kriva Pallankë – 14, Negotinë – 13, Veles – 11, Strumicë, Strugë dhe Koçan nga 10, Bogdanci – 9, Kërçova, Sveti Nikolla, Resnja, Radovishi, Berova dhe Krusheva nga 5, Vallndovë – 3, Dellçevë, Probishtip dhe Demir Kapi nga 2, Kratovë dhe Demir Hisar nga 1.
Sot janë regjistruar 186 pacientë të shëruar nga coronavirusi.
Janë konfirmuar nëntë viktima, katër në Shkup (81, 75, 74, 73) dhe nga një në Probishtip (88), Strumicë (88), Kërçovë (72), Kumanovë (70) dhe Manastir (61).
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 106.832, numri i pacientëve të shëruar ka arritur në 94.461, numri i vdekjeve është 3.185, ndërsa numri i rasteve aktive është 9.186./telegrafi
Tragjedi në një familje shqiptare në Itali: Katër anëtarë hu...
Prokuroria e Pejës paralajmëron intervistimin e mbi 200 komi...
Moti për sot në Shqipëri me reshje shiu të dendura, borë në ...
Pengesat kyçe për marrëveshjen SHBA-Iran që synon shmangien ...
Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Futbollit të Kosovës mbahet ...
Sot mbahet “Dita e Biznesit Francez në Kosovë”