Shtetet anëtare të BE-së kanë përcaktuar tashmë udhërrëfyesin drejt hapjes së negociatave me Maqedoninë dhe Shqipërinë në qershor të vitit 2019, gjatë takimit të sotëm të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, që merret me përgatitjet e takimeve të Këshillit Europian.
Për Shqipërinë theksohet se nevojitet më shumë progres me Reformën në Drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërsa për Maqedoninë kërkohet progres në reformat kyçe, rezultate në luftën kundër korrupsionit, sikurse edhe ruajtja e thellimi i këtij momenti kyç të reformave aktuale.
Në një mesazh në “Twitter”, Komisioneri europian për Zgjerimin, Johannes Hahn shpreh kënaqësinë që Këshilli Europian sheh më në fund dritë mbi konkluzionet e zgjerimit, veçanërisht mbi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pas një debati të gjatë.
“Rrugëtimi drejt hapjes së bisedimeve të anëtarësimit në qershor të vitit 2019 është i qartë. Një sinjal kyç ky për rajonin se progresi i bërë shpërblehet, sikurse edhe vendimtar për besueshmërinë e vet BE-së”, shkruan Hahn, transmeton top channel.
Perspektiva e qartë drejt së ardhmes europiane është dhe mbetet një prej prioriteteve të presidencës bullgare të BE-së.
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...
Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Duba...
“Ndeshja e kthimit do të jetë në shtëpinë tonë, dhe kjo pady...
Gazi natyror rikthehet në debat: A është Kosova gati për një...
Prishtina shënon Ditën Botërore të Veshkës me aktivitete ndë...