Delegacioni vendor i udhëhequr nga ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski sot dhe nesër do të qëndrojë në Sofje, ku do të mbahet takimi i grupit punues për transport dhe infrastrukturë ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë.
Raportohet se në takim do të diskutohet për linjën ajrore të paralajmëruar nga Sofja në Shkup, si dhe për çështje me interes të përbashkët në fushën e trafikut rrugor, lidhjes së transportit dhe digjitalizimit.
Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit nesër pritet të mbërrijnë delegacionet e Maqedonisë dhe Bullgarisë, së bashku me operatorët turistikë. Fluturimi Shkup Sofje do të jetë i pari i kësaj linje e cila pritet të fillojë të funksionojë muajin e ardhshëm./alsat.mk/
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...
Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e pakalueshme për kamionë, shkak re...
Rrëzohet një aeroplan privat në Brazil, katër të vdekur
Kërcënoi dhe shau Ramush Haradinajn, Prokuroria: I dyshuari ...